MENU
klinika

Një shoqëri meta-dimensionale

Mark Zuckerberg ka plane të tjera për “Facebook”

26.07.2021 - 12:18

Themeluesi i rrjetit gjigand social, Mark Zuckerberg, ka në plan ta shndërrojë platformën në një shoqëri meta-dimensionale në pesë vitet e ardhshme.

Për të përkufizuar konceptin e tij të ri për të, ai përdori fjalën “metaverse”, që do të thotë një botë ku njerëzit mund të luajnë, punojnë dhe komunikojnë, shpesh duke përdorur pajisjet VR (virtual reality). Zuckerberg e përshkroi këtë si “internet të trupëzuar ku më shumë se sa sheh në të, je në të”.

Për “The Verge”, themeluesi i Facebook tha se “njerëzit nuk duhet të jetojnë në ekrane të vogla të ndriçuara”.

Aktualisht, platforma po punon mbi një hapësirë të quajtur “zyra e pafundme” që do t’i lejojë përdoruesit të krijojnë ambientin e tyre ideal të punës përmes teknologjisë VR. “Në të ardhmen, në vend të një thirrjeje telefonike”, unë do të jem një hologram në divanin tënd, ti një hologram në divanin tim dhe do të duket sikur jemi shumë pranë edhe pse mund të jemi kilometra larg. Mendoj se kjo është vërtet e fuqishme”, e mbylli Zuckerberg.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!