MENU
klinika

Shifra rekord

Mbappe, 40 milionë euro nëse shkon te Real Madrid

30.07.2021 - 22:07

Nuk është e re që Real Madrid kërkon Kylian Mbappe. Los Blancos janë të gatshëm ta mbulojnë në ar kampionin e botës. Real Madrid po përgatitet për ta marrë francezin pas një viti me kosto zero.

Sipas Marca, kampioni botës nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me PSG, që skadon verën e ardhshme, dhe duket se ia ka bërë të ditur këtë klubit dhe trajnerit.

Los Blancos janë të gatshëm të përfitojnë nga kjo situatë, aq sa i kanë bërë që tani lojtarit një propozim të bujshëm nëse do të shkojë në Madrid me kosto zero: 40 milionë euro në momentin e firmës dhe një rrogë 25 milionë euro në sezon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN