Nga: Aurenc Bebja, Francë – 28 Korrik 2021
“International Herald Tribune” ka botuar, me 16 tetor 1979, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me incidentin diplomatik të rinovimit të pasaportës australiane të Mbretëreshës Susan, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.
Gruas së mbretit në ekzil i është mohuar përdorimi i titullit
Burimi: International Herald Tribune, 16 tetor 1979, f.7
Canberra, 15 tetor (Reuters) — Gruas me origjinë australiane të Mbretit Leka të Shqipërisë, në ekzil, i është refuzuar një pasaportë australiane që mban titullin e saj,- tha sot zëdhënësi i punëve të Jashtme.
Zëdhënësi tha se Susan Cullen-Ward, kishte aplikuar për rinovimin e pasaportës, me titullin “Mbretëresha Susan e Shqiptarëve”, por mori një të tillë, në emër të Susan Leka.
https://www.darsiani.com/la-gazette/international-herald-tribune-1979-mbreteresha-susan-e-shqiptareve-kerkoi-rinovimin-e-pasaportes-se-saj-australiane-por-australia-i-dha-nje-me-emer-tjeter