MENU
klinika

Ishte futur për tu larë

Mbytet 7-vjeçari në lumin Osum

22.07.2021 - 10:47

Një fëmijë 7 vjeç është mbytur në lumin Osum.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moravë, ku shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në lumin Osum.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.