MENU
klinika

Heroi i Italisë

Më i miri i Euro 2020, Donnarumma: Nuk u dorëzuam!

12.07.2021 - 01:01

UEFA zgjodhi Gigio Donnarumma lojtarin më të mirë të Euro 2020. Katër penallti të pritura në dy ndeshjet e fundit, pa llogaritur pritjet në 6 ndeshje (1 mungoi). Ishte padyshim heroi i këtij triumfi madhështor të Italisë.

Në një prononcim pas ndeshje për “Rai Sport”, Donnarumma u shpreh: “Ishim të jashtëzakonshëm. Nuk u dorëzuam në asnjë centimetër. Të gjithë e dimë nga e kemi filluar. Është një gjë e pabesueshme, ne jemi një ekip fantastik dhe e merituam këtë sukses.

Ne jemi ata që nuk dorëzohemi kurrë. Ata që janë të kujdesshëm në çdo top, nuk ishte e lehtë, por ishim spektakolarë, të shkëlqyeshëm, i meritojmë të gjithë këto.

Në gjurmët e Buffon? Gigi është më i miri nga të gjithë! Gjithmonë përpiqem të bëj më të mirën time dhe të jem gati. Ai është numri një, të shikojmë se ku do të arrij të shkoj unë”.