MENU
klinika

Ja ç'shkruan media serbe

“SHBA të tronditura nga Vuçiç dhe të impresionuara nga Kurti”

22.07.2021 - 17:08

Gazeta Serbe “Danas” ka shkruar ditën e sotme një artikull për dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e SHBA. Një përfaqësues jozyrtar i qarqeve Diplomatike në Uashington i tha media serbe se: “Në Uashington, ata janë të impresionuar nga demokracia e Kurtit”, dhe nga ana tjetër, “të tronditur nga autoritarizmi i Vuçiç”.

Në artikull thuhet se presidenti i Serbisë kritikohet nga amerikanët për mungesën e sensit të dialogut me kundërshtarët politikë dhe kontrollin e tepruar mbi mediat.

Sa i përket Kurtit, ai përflitet se gëzon mbështetjen e SHBA dhe shumë segmenteve të tjera politike, megjithatë konsiderohet bashkëbisedues më i pakëndshëm me SHBA se paraardhësi i tij Avdullah Hoti.  Në atë kontekst, theksohet se “Kurti dëshiron atë që përfaqëson administrata e Biden – që Kosova të marrë njohje nga Serbia”.

Burimi i medias serbe shpjeton se se Amerika pret që Kurti të zbatojë reformat e premtuara, “veçanërisht ato që lidhen me sundimin e ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit”.

Frika më e madhe e Vuçiçit mund të bëhet realitet

Plani i SHBA dhe Britanisë për të copëtuar Serbinë

Gjendja e dy të rinjëve të plagosur

Përplasja mes dy grupeve, humbet jetën kalimtarja

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KE

Çfarë pritet të ndodhë sot në mbledhjen e Komisionit

"Vuçiç po planifikon luftë, ja ku pritet të godasë"

Politikani austriak bën paralajmërimin e frikshëm

"Nuk është e lehtë të them se çfarë kam pranuar"

Vuçiç paralajmëron: Serbinë e presin ditë të vështira…