MENU
klinika

I dënuar në Greqi

Merret vendimi, çfarë ndodh me kryebashkiakun e Mallakastrës

02.07.2021 - 12:33

Ashtu siç edhe u njoftua, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi këtë të premte seancën për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj, i cili pas verifikimeve të Prokurorisë rezultoi i dënuar me 3 vite burg në Greqi.

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi, deklaroi se Ismailaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të parashikuar, duke shtuar se vlerësimin e veprës ekuivalente në Shqipëri krahasuar me atë të bërë në një shtet të huaj nuk e bën KQZ, por Prokuroria.

Në këtë mënyrë KQZ vendos që Ismailaj të qëndrojë si kryetar i Bashkisë së Mallakastrës.

“Vlerësimin e veprës ekuivalente në Shqipëri krahasuar me atë të bërë në një shtet të huaj nuk e bën KQZ, por Prokuroria.  Ata na kanë thënë se vepra për të cilin ai është dënuar në Greqi, dënohet maksimalisht me gjobë në Shqipëri”, tha ai.