MENU
klinika

Transferimi

Mesfushori kuqezi bëhet shok skuadre me Cikalleshin

29.07.2021 - 20:43

Një tjetër transferim i rëndësishëm nga radhët e futbollistëve të Kombëtares shqiptare. Endri Çekiçi kthehet në Superligën turke. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, do të jetë pjesë e skuadrës së Konyaspor.

Mesfushori kuqezi ka firmosur sot, duke u rreshtuar atje në repartin e avancuar përkrah Sokol Çikalleshit. Çekiçi kishte filluar negociatat prej disa ditësh me Konyaspor dhe marrëveshja u mbyll shumë shpejt edhe nga fakti se klubi i Superligës kërkonte me çdo kusht lojtarin.

Ndaj dy ditë më parë ai u largua nga stërvitja e skuadrës së Ankaraguçu ku kishte luajtur në sezonin e kaluar, për t’u nisur drejt Konia, për të firmosur marrëveshjen me klubin e tij të ri. Kontrata e tij është 2+1.