MENU
klinika

Kampion edhe jashtë fushe

Messi surprizon 100-vjeçarin me një video

15.07.2021 - 14:05

Lionel Messi nuk ndalet së befasuari. Fitorja e titullit të parë të tij me kombëtaren argjentinase, aq më tepër në mes të Marakana kundër Brazilit ka rritur moralin te numri 10.

Messi ka nisur pushimet së bashku me bashkëshorten e tij, ku besohet se do i shërbejnë për të rikthyer fuqitë në prag të sezonit të ardhshëm. Por ashtu si në fushë, ai di të befasojë të gjithë edhe jashtë saj.

Një 100-vjeçar spanjoll ka marrë një mesazh tepër emocionues nga sulmuesi 34-vjeçar. I moshuari shënon në një fletore një shenjë sa herë Messi realizon gol me Barcelonën dhe kombëtaren argjentinase.  Sipas tij, për katalanasit, Messi ka shënuar 672 gola, ndërsa për kombëtaren 76.

“Përshëndetje Hernán. Historia juaj erdhi tek unë, më duket e çmendur. As unë nuk i kam ruajtur golash ashtu si ti. Faleminderit që më ndjek. Shihemi” – tha Leo në videon që zgjat 20 sekonda. Mesazh që preku 100-vjeçarin, i cili tashmë e ka marrë shpërblimin për gjithë atë pasion të treguar karshi futbollistit argjentinas.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN