MENU
klinika

“Deti” në Hagë/ "Ne po zgjerohemi"

Ministri grek fut te lista e sukseseve paktin me Shqipërinë

11.07.2021 - 13:14

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias bëri një bilanc të punës së tij në krye të diplomacisë dy vite nga marrja e detyrës.

Institucioni që ai drejton ka bërë një raport përmbledhës që fillon me mesazhet “Ne po forcojmë pozicionin e Greqisë në skenën ndërkombëtare”.

Pastaj, paraqitet një fragment nga fjalimi i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Parlament i cili shprehej “Greqia po zgjerohet duke u bazuar në të Drejtën Ndërkombëtare dhe Ligjin për Detin“.

“Kreu i ekzekutivit grek në deklaratën e tij të gushtit të vitit të kaluar i referohej marrëveshjes së pjesshme të demarkacionit për detin me Egjiptin, me Italinë dhe marrëveshjes me Shqipërinë, për të cilën dy vendet ranë dakord për ta çuar në Gjykatën e Hagës” shkruajnë mediat greke.

Pastaj, video-mesazhi nga Dendias vijon me Ankaranë “Ne iu përgjigjëm me vendosmëri çdo sfide” shprehet ai, me sfond konfliktin me Turqinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bashkurti: Çfarë fshihet pas negociatave mes dy vendeve?

“Ndarja e kufirit Shqipëri-Greqi, pse në Hagë duhet të shkohet me projekt”

Shaban Murati:...'protektore e shteteve me shumicë myslimane’ në rajon

Çarë fshihet pas deklaratës së fundit të Athinës zyrtare?


Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Xhaçka: Krenare për përkushtimin e Shqipërisë!

"Do të sigurojë mbijetesën politike pasi u shpall ‘non grata’"

Pritjet e Berishës/Kadilli: Nuk me impresionon