MENU
klinika

Parashikimi

Moti bën kthesën e madhe për tre ditët në vijim

04.07.2021 - 22:09

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira në disa vise të theksuara. Pritet mot i ngrohtë.

Sipas MeteoBallkan, të hënën na pret mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të marrin karakter zhvillime dhe të kushtëzojnë edhe reshje lokale shiu. Vende-vende priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Priten ulje të lehta të temperaturave.

Nga e marta vjen stabilizimi i motit, priten intervale kohore me diell dhe vranësira kalimtare, ndërsa nga e mërkura pritet mot me diell dhe me vapë verore.