MENU
klinika

“Na presin gjëra të reja përtej TV”

Çfarë po përgatit Fjoralba Ponari?

27.07.2021 - 10:40

Fjoralba Ponari është një nga figurat televizive më të dashura për publikun dhe këtë e vërtetojnë komentet pozitive në rrjetet e saj sociale. Prezantuesja bukuroshe ka arritur të moderojë me sukses një program shumë të shikuar humori si ‘Portokalli’ dhe një emision të sajin siç ishte “Më thuaj një dëshirë”, teksa ka treguar se mund të realizojë dhe disa role të vogla si aktore.

Mirëpo, duket se surprizat nga Fjoralba nuk kanë fund. Prej kohësh përflitet për bashkëpunimin e saj me ‘Pint-at’, të cilat do të na e sjellin bukuroshen edhe si këngëtare. Pas kaq shumë pritjesh, Fjoralba duket se e ka një kohë se kur do të lançohet si artiste në tregun muzikor.

E pyetur nga ndjekësit e saj në një ‘Ask me a quesrion’ në Instagram-in e saj, ajo ka zbuluar planet e të ardhmes duke treguar se do të rikthet me prezantimin e “Portokalli’ dhe “Më thuaj një dëshirë” dhe në janar do të bëjë gjëra përtej televizionit, që me shumë mundësi do të jenë këngët e saj.

Përpos prezantimit, Fjoralba ka studiuar për stomatologji, një degë të cilën e ushtron edhe si profesion në jetën e saj private. Këngët e reja të Fjoralbës nuk po lindin nga hiçi, pasi prezantuesja bukuroshe dikur ka qenë konkurrente në ‘The Voice of Albania” dhe një nga të preferuarat e jurisë për zërin e saj shumë të veçantë.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?