MENU
klinika

Masat që ka marrë qeveria greke

Në kulmin e sezonit turistik, ishulli luksoz Mykonos hyn në bllokim

17.07.2021 - 14:03

Me urdhër të zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, ishulli Mykonos, në Greqi, hyn në një bllokim.

Nga sot, 17 korrik deri më 26 korrik do të ndalohet lëvizja pas orës 01:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, ndërsa muzika do të jetë e ndaluar në lokale 24 orë. Këto masa ekstreme në ishull, në kulmin e sezonit turistik, janë marrë pas shpërthimit shqetësues të pandemisë.

Njoftimi i Mbrojtjes Civile është si vijon:

Nga sot e Shtuna 17/7 dhe për shkak të shpërthimit shqetësues lokal të epidemisë gjatë 24 orëve të fundit, me shpërthime dhe grupe të shumta, Qeveria vazhdon me miratimin dhe zbatimin e masave të veçanta për ishulli i Mykonos.

Më specifikisht:

Ndalimi i qarkullimit nga 01.00 në mbrëmje deri në 06.00 në mëngjes, me përjashtim të arsyeve të punës dhe arsyeve të rënda shëndetësore.
Ndalimi i muzikës përgjatë njëzet e katër orëve, duke filluar nga sot në 18:00.
Masat janë të vlefshme deri të hënën 26/7 në 06:00 në mëngjes me një rivlerësim të ndërmjetëm të situatës epidemiologjike.

Ne u bëjmë thirrje banorëve dhe vizitorëve të ishullit të zbatojnë masat, si dhe autoritetet e ishullit që të aktivizojnë menjëherë informacionin dhe mekanizmat e kontrollit për respektimin e tyre, në mënyrë që përhapja e virusit dhe Mykonos të mund të bëhet e kontrolluar dhe së shpejti situata të kthehet në normalitet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jepen kupona dhuratash për të rinjtë që vaksinohen

Qeveria në Qipro shtrëngon masat kundër Covid


Do të presë mijëra afganë

Greqia ngre kampin e ri

Tregon si është marrëdhënia mes dy familjeve

Vrasja e 20-vjeçares Caroline, nëna e Babis thyen heshtjen

I dërguari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor

DW: Kush është diplomati me emrin Escobar