MENU
klinika

Bonucci e Chiellini godasin sërish

“Ne vazhdojmë të hamë makarona…po ju?”

17.07.2021 - 21:38

Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini thumbojnë swrish rivalwt me një foto të realizuar në Sardegna, ku po kalojnë të dy pushimet.  “Ne vazhdojmë të hamë makarona … po ju?”

Kjo është fraza që shoqëron foton e dy shokëve të skuadrës. Në fund të ndeshjes Itali-Angli mbrojtësi u tall me kundërshtarët e tij: “Ju duhet të hani më shumë makarona …”.

Nuk është e lehtë të arkivosh një fitore historike si ajo e Italisë në Euro 2020, e cila erdhi pas triumfit në finale përballë të zotëve të shtëpisë. Bonucci dhe Chiellini, “ustallarët” e mbrojtjes, vazhdojmë të tallen me anglezët, duke i ftuar që të hanë më shumë makarona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN