MENU
klinika

Shifrat sipas UEFA-s

Nga ecuria e Italisë te golat, rekordet e Euro 2020

12.07.2021 - 20:58

Pas mbylljes së Evropianit, është momenti i bilanceve. Euro 2020 ishte i shumë rekordeve. UEFA ka pasqyruar disa nga statistikat, ku vëmendjen kryesore e marrin dy skuadrat finaliste.

 Me golin e shënuar kundër Austrisë në 1/8-at, Federico Chiesa arriti babain Enrico, edhe ai shënues në një Evropian. Janë e vetmja dyshe baba-bir që e kanë arritur këtë.

 Anglia është skuadra e parë që fiton grupin e fazës finale të një Evropiani duke shënuar vetëm dy gola. As Anglia dhe Italia nuk pësuan gola në grupet përkatëse (vetëm katër skuadra ia kanë arritur në të kaluarën).

 Zvicra ka luajtur 3 ndeshje të fazës me eliminim direkt në Evropian në historinë e saj dhe gjithmonë ka shkuar me penallti. Zviceranët nuk kishin shënuar asnjëherë 3 gola në një fazë finale të Evropianit përpara kësaj dhe këtë herë ia kanë dalë dy herë (fillimisht kundër Turqisë dhe më pas ndaj Francës).

 Në fitoren në çerekfinale kundër Ukrainës, për herë të parë Anglia shënoi 4 gola në një fazë me eliminim direkt të një Evropiani apo Botërori që nga finalja e Kupës së Botës së 1966-ës.

 Anglia është skuadra e parë që ka një seri prej 5 ndeshjesh radhazi me portën e paprekur që nga fillimi i Evropianit, ndërsa Spanja është skuadra e parë që shënon së paku 5 gola në ndeshje radhazi në një fazë finale, ndërkohë që fitorja e iberikëve 5-0 ndaj Sllovakisë është më e thella në historinë e turneut.

 Ndeshja 5-3 e Spanjës ndaj Kroacisë është ndeshja e dytë me më shumë gola në historinë e fazave finale të një Evropiani dhe e para me 8 golashënues të ndryshëm. Portugalia ka mbajtur 100% të kualifikimeve në një fazë grupesh të Evropianit, 8 herë.

 Patrick Shick është bërë lojtari i 9-të në historinë e Evropianit që shënon 5 gola në një fazë finale, ndërsa Anglia ka fituar ndeshjen hapëse të një edicioni për herë të parë në tentativën e 9-të.

 Ukraina, që mbërriti në çerekfinalet e këtij edicioni, nuk e ka mbajtur asnjëherë portën e paprekur në 11 ndeshjet e një faze finale të Evropianit, ndërsa Gjermania humbi për herë të parë në 11 ndeshjet e para të luajtura në fazën e grupeve, kur u mposht 1-0 nga Franca.

 Me 13 golat e shënuar në “Euro 2020”, Spanja stabilizoi një rekord të ri të golave të shënuar në një fazë finale. Spanjollët shkuan 12 në vitet 2008 dhe 2012 dhe në të dyja rastet fituan turneun.

 Cristiano Ronaldo stabilizoi dy rekorde në këtë Evropian. Asi portugez është lojtari i parë që luan dhe shënon në pesë Evropianë radhazi dhe vendosi primatin e golave në total me 14 në fazat finale.

 Fitorja 2-1 në çerekfinale kundër Belgjikës ishte ajo numër 15 për Italinë në “Euro 2020”: përfshi kualifikueset, është një rekord i ri në kompeticion.

 Goli i dytë i Hungarisë në barazimin 2-2 kundër Gjermanisë në ndeshjen e tretë të grupeve u shënua pas vetëm 16 sekondash nga rinisja e lojës pas golit të Gjermanisë, ndërsa rekordi që shikon Anglinë të pamposhtur në “Ëembley” në fazat finale të turneve madhorë, me përjashtim të penalltive, u modifikua në 16 ndeshje pas fitores ndaj Danimarkës.

 Polaku Kacper Kozlovski (17 vjeç e 246 ditë) është bërë lojtari më i ri që debuton fazën finale të një Evropiani.

 Më 23 qershor u shënuan 18 gola në 4 ndeshje: rekord për një ditë të vetme në historinë e një Evropiani. 5 ditë më vonë u kalua edhe ky rekord në fazën me eliminim direkt me 14 gola në 2 ndeshje.

 Në barazimin 2-2 ndaj Portugalisë, për herë të parë një gol i Karim Benzemasë nuk përkoi me një fitore të Francës: blutë kishin triumfuar në 22 rastet e mëparshme.

 Republika Çeke (duke përfshirë edhe statistikat nga Çekosllovakia) ka shndërruar në gol të 24-ta penalltitë e goditura (përfshi ato pas kohëve shtesë) në fazat finale pasi ka gabuar të parën në vitin 1960.

 25 golat e fundit të Harry Kane me fanellën e Anglisë janë shënuar të gjithë në ndeshje zyrtare.

 Më 26 qershor Danimarka mposhti Uellsin me rezultatin 4-0 në fazën e 1/ 8-ave: fitorja e parë në fazën me eliminim direkt që nga triumfi kundër Gjermanisë në finalen e vitit 1992 të luajtur në të njëjtën datë, saktësisht 29 vite më parë.

 Italia stabilizoi një rekord të ri kombëtar, kanë prekur kuotën 34 ndeshje pa humbje. Në 34 ndeshjet ku Griezmann ka shënuar, Franca nuk ka humbur asnjëherë.

 Anglia arriti finalen e një turneu madhor për herë të parë pas 55 vitesh, pas suksesit kundër Gjermanisë Perëndimore në finalen e Kupës së Botës 1966.

– Goli i suedezit Emil Forsberg pas 82 sekondash në fitoren kundër Polonisë është i dyti më i shpejtë në historinë e fazave finale të një Evropiani.

 Zvicra nuk fitonte në një fazë me eliminim direkt nga Botërori 1938: fitorja kundër Francës me penallti në fazën e 1/8-ave ka ndalur një pritje që zgjaste 83 vite.

 Me dy golat e shënuar ndaj Francës në ndeshjen e tretë të grupeve, Cristiano Ronaldo preku kuotën 109 realizime me Portugalinë dhe barazoi rekordin botëror të ish-sulmuesit iranian Ali Daei.

 Goli i zviceranit Haris Seferovic që i dha avantazhin kombëtares së tij kundër Francës në 1/8-at, ishte ai numër 800 në historinë e Evropianit.