MENU
klinika

Triumfi axurr

Nga Londra në Romë, tani festa shpërthen në Itali

12.07.2021 - 10:06

Mëngjesin e sotëm, kombëtarja e Italisë në futboll ka mbërritur në Romë bashkë me trofeun e fituar një natë më parë në “Ëembley”, ku “azzurrët” e trajnerit Roberto Mancini mundën me penallti Anglinë.

Të shumtë tifozët që kishin mbërritur në aeroport, për të përshëndetur kombëtaren italiane. Trajneri Mancini e kapiteni Chiellini zbritën të parët nga avioni duke mbajtur trofeun e fituar me meritë.


Më pas, skuadra “azzurre” ka shkuar në hotel, ku ka spikatur kapiteni Giorgio Chiellini, që doli nga autobusi me trofeun dhe kurorën e mbretit në kokë.