MENU
klinika

Qytetarët do të komunikojnë jashtë vendit pa kosto shtesë

Nga sot hiqet tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor

01.07.2021 - 10:06

Duke filluar nga sot, qytetarët shqiptarë, gjatë qëndrimit në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk do të duhet të paguajnë asnjë shtesë për shërbimet e rregulluara të roaming.

Kjo pasi hyn në fuqi detyrimi për heqjen e të gjitha tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo do të thotë se qytetarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës do të përdorin shërbimin roaming në rajon me të njëjtat tarifa si në vendin e tyre, pra pa qenë nevoja të paguajnë tarifa shtesë. Marrëveshja vlen vetëm për thirrjet dhe mesazhet dhe jo për internetin.

Tarifa roaming ishte një detyrim financiar që paguante çdo qytetar që komunikon në një vend të tjetër nga ku është klient i kompanisë telefonike. Praktikisht tarifat roaming ishin shumë të larta në krahasim me kostot e telefonisë të çdo vendi të rajonit të Ballkanit.

Heqja e tarifave ndodhi në bazë të një marrëveshjeje për roaming mes Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë. Faza e parë e zbatimit të marrëveshjes ka filluar në vitin 2019, ku ka pasur një ulje të çmimeve deri në 80 për qind, kurse faza e dytë, apo eliminimi i tërësishëm i tarifave, zyrtarizohet nesër, më 1 korrik 2021.