Nis sot në Ohër , ‘Samiti i Prespës’, një konferencë e organizuar nga qeveria e Maqedonisë së Veriut, ku marrin pjesë lider të rajonit të Ballkanit Perëndimor, zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.
Samiti dy ditor, me temën ‘Ballkani Perëndimor, Puzzle i munguar për plotësimin e Evropës’, përqendrohet në nëntë tema si: roli i BE-së në botë, demokracia evropiane, vlerat, të drejtat, sundimi i ligjit, siguria, migrimi, ndryshimi i klimës, mjedisi dhe shëndeti, roli I gruar dhe mediasb në shoqëri dhe sa ka ecur implementimi i marrëveshjes së Prespës, 20 vjet pas nënshkruarjes së saj.
Në samiti do të marrë pjesë, i dërguari Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidenti i Malit të Zi, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.