MENU
klinika

Përgjithmonë princeshë...

Një copë tortë në ankand!

30.07.2021 - 17:16

          Një pjesëz nga torta e ceremonisë martesore të princit Çarl dhe princeshës Diana, po shitet në ankand.

Çifti mbretëror u martua 40 vjet më parë dhe një pjesë nga torta me pesë kate, pritet të shitet për 500 paund, kur një koleksionist do ta hedhë në ankand muajin e ardhshëm në “Dominic Winter”.

Chris Albury, i specializuar për kujtimet e familjes mbretërore të ankandit, u shpreh: “Është një kujtim, sa kurioz edhe unik”.

“Nuk do t’ia rekomandoja askujt ta provojë, por pas 40 vjetësh është qartë, se “ëmbëlsira” është e destinuar të zgjasë.”

Kjo pjesë është zbukuruar me stemën mbretërore të kuqe, blu dhe të artë.

Ajo ishte pjesa që ia dhanë Moyra Smith-it, një prej personelit të stafit të nënës së mbretëreshës në “Clarence House”, pas ceremonisë në vitin 1981 dhe është ruajtur në film ngjitës brenda një kutie torte.

Torta qëndroi në familjen e Moyra-s, deri në vitin 2008, para se të binte në dorën e koleksionistit i cili, tanimë e ka gati për ankadin e pazakontë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cilat ishin ato shqiptare

Gratë që drejtuan botën

Fjalët e fundit të Aleksandrit të Madh

Çfarë tha komandanti më i madh i kohërave