MENU
klinika

Një sugjerim për fundjavën

Një film në Netflix që të mban frymën pezull

02.07.2021 - 10:54

Një nga shfaqjet më të mira televizive mund të gjendet në HBO Max. “Gomorrah” është në sezonin e katërt. Filmi është xhiruar në Napoli. Personazhi kryesor luhet nga Marco D`Amore. Vështirë të dallohet se ku mbaron ai dhe ku fillon karakteri i tij mashtrues, brohoritës, i shkëlqyer, i pavdekshëm.

Nëse je fans i D`Amore duhet të shikosh patjetër edhe “Security” në Netflix. Film që të mban pezull e që për momentin është në Top 5 të Netflix.

Në këtë film, D’Amore luan një ekspert të sigurisë së shtëpisë dhe ngjarjet vihen në qytetin turistik italian Forte dei Marmi. Historia bazohet në romanin e shkrimtarit amerikan Stephen Amidon, 2010 me të njëjtin emër, vetëm se në vend të Italisë ngjarjet janë vendosur në një qytet në Massachusetts.

Sa për një ide fillestare, shiko trailerin:

Nga përshkrimi zyrtar i filmit në Netflix tregohet se: “Pas sulmit që i bëhet një gruaje të re në qytetin bregdetar, një ekspert i sigurisë së shtëpive dhe familja e tij mbërthehen në një situatë sekreteve dhe gënjeshtrash të fuqishme”.

Nëse të intrigoi, shikoje këtë fundjavë.