MENU
klinika

Tokyo 2020

Një i zhdukur, racizëm dhe 3 pozitivë, Olimpiada po nis keq

18.07.2021 - 10:51

Lajme jo të mira nga Olimpiada e Tokyos. Pasi nuk lejohen spektatorët dhe në Fshatin Olimpik thuajse është e pamundur të hysh e të dalësh pa një autorizim, u regjistruar dy episode.

Së pari, një peshëngritës nga Uganda është zhdukur. Së dyti, Gjermani ndërpreu ndeshjen miqësore në mes me Honduras, pasi një futbollist i këtij fundit fyu një gjerman me origjinë nigeriane.

Dhe së fundmi, dy atletë që banojnë brenda Fshatit Olimpik u testuan pozitivisht 5 ditë para fillimit të Lojërave Olimpike. Kjo u njoftua nga komiteti organizator Tokyo 2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN