MENU
klinika

Tokyo 2020

Notarja shqiptare e 42-ta mes 83 konkurrentëve, vendos rekord kombëtar

30.07.2021 - 17:21

Në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ka garuar sot notarja shqiptare Nikol Merizaj. Ajo mori pjesë në garën e 50 metrave stil i lirë. Merizaj garoi në baterinë e gjashtë, ku u klasifikua e treta, me kohën 26”21, mes tetë konkurrenteve.

Në renditjen e përgjithshme, Merizaj zuri vendin e 42-të mes 83 konkurrenteve (+2”19 nga koha më e mirë). Për pasojë, notarja Nikol Merizaj është eliminuar nga gara edhe pse paraqitja ishte pozitive.

Në gjysmëfinalet e kësaj disipline shkuan vetëm 16 kohët më të mira. Gjithsesi, koha e notares shqiptare ishte e mirë, saqë vendos rekord kombëtar. Një paraqitje pozitive mund të quhet, pasi akush nuk priste të ishte në finale.

Merizaj ishte sportistja e dytë shqiptare që garonte sot pas qitëses Manuela Delilaj, edhe ajo e eliminuar. Më herët, në sportin e notit, garoi edhe Kledi Kadiu, në 100 metra stil i lirë, që gjithashtu u eliminua pas vetëm një gare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edi Rama për peshëngritësin shqiptar

Kryeministri: Briken Calja meriton një bravo të madhe!