MENU
klinika

Tenis

Novak Djokovic kalon në finale të Wimbledon

09.07.2021 - 20:37

Ai nuk ndalet dhe me këtë ecuri do t’i thyejë rekordet një e nga një, sidomos të fushave me bar. Novak Djokovic kalon në finale të grand slam të Wimbledon, duke kërkuar triumfin e gjashtë në këtë turne madhor.

Tenisti serb mposhti 3-0 kanadezin Denis Shapovalov, numri 12 në botë. Nole vuajti në të tre setet, të parin e fitoi 7-6, ndërsa dy të tjerët nga 7-5.

E rëndësishme është kalimi në finale dhe pas Australian Open dhe Roland Garros, serbi kërkon këtë vit triumfin edhe në Wimbledon. Në finale, të dielën, Djokovic do të përballet me italianin Berretini, numrin 9 në botë.