MENU
klinika

Sulmuesi kuqezi

Nuk ka rikthim te Vllaznia, Balaj i dashuruar me Rusinë

21.07.2021 - 20:04

U përfol se mund të rikthehej te Vllaznia, por Bekim Balaj u ka dhënë fund të gjithë dilemave për të ardhmen e tij, duke hedhur firmën në kontratën me klubin e tij të ri.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare stërvitej prej ditësh me Nizhni Novgorod, skuadrën e sapongjitur në elitën e futbollit rus, ndërsa sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve.

Balajt i përfundoi kontrata me Sturm Graz dhe prej dy muajsh ishte në kërkim të një sistemimi të ri, me disa skuadra të Superiores që u munduan që të nisnin kontaktet me sulmuesin.

Emri i tij u përfol shpesh pranë Vllaznisë, por 30-vjeçari e hodhi poshtë një mundësi të tillë pasi dëshironte të vazhdonte karrierën jashtë vendit tonë. Balaj mund të luajë që këtë javë. Ai e njeh mirë kampionatin rus, pasi më parë është aktivizuar me Akhmat Grozny.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trajneri në krah të mbrojtësit shqiptar

Reja telefonon Hysajn: Po kalon momente të vështira