MENU
klinika

Tenis

Numri 1 në botë triumfon në Wimbledon

10.07.2021 - 17:28

Ishte favoritja kyesore dhe në fund ashtu ka ndodhur, tenistja australiane Ashleigh Barty, numri 1 në botë, fitoi sot grand slam të Wimbledon.

Ajo mundi 2-1 (6-3, 6-7, 6-3) në finale çeken Karolina Pliskova (ish-numri 1, tani e 8-a), në një duel të fortë, që zgjati 2 orë. Për Barty, ky është grand slam i dytë fituar në karrierë, pas Roland Garros të vitit 2019, i pari triumf në Londër.

Sukses që i jep mundësi jo vetëm të ruajë kreun e renditjes, por edhe ta thellojë atë ndaj rivaleve. Australiania e nisi mirë ndeshjen, duke e patur nën kontroll setin e parë, fituar me lehtësi 6-3. Takimi bëhet interesant në setin e dytë, ku në “tie break” është Pliskova që fiton 7-6 dhe barazon 1-1 setet.

Në setin e tretë nuk ka histori, me Barty që shkëputet që në fillim 3-0 dhe më pas fiton 6-3, duke nisur festën e suksesit të parë në Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar. Një triumf i merituar i tenistes australiane, që konfirmohet më e mira në botë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN