MENU
klinika

“Ne nuk jemi në një garë kundër njëri-tjetrit..."

OBSH: Pandemia do të përfundojë kur të vendosin njerëzit

21.07.2021 - 14:06

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje sot qeverive, bizneseve dhe qytetarëve në të gjithë botën të bashkohen “në garën” kundër covid-19.

“Ne nuk jemi në një garë kundër njëri-tjetrit, ne jemi në një garë kundër virusit,” tha Tentros Antanom Gebregesus, duke iu drejtuar anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. “Që këto Lojëra Olimpike të jenë të suksesshme kërkohet shpejtësi, forcë dhe shkathtësi, por edhe vendosmëri, përkushtim dhe disiplinë,” tha ai.

Në të njëjtën kohë, kreu i OBSH-së kritikoi pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave midis vendeve, duke shpjeguar se pandemia do të përfundojë nëse ekonomitë e G20 tregojnë aftësi drejtuese dhe ka një shpërndarje më të drejtë të vaksinave.

“Në vend që vaksinat të shpërndaheshin gjerësisht, vetëm disa me fat u vaksinuan, “ tha Tentros.

“Pandemia do të mbarojë kur njerëzit të vendosin. Ajo është në duart tona”, theksoi ai. “Ne nuk mund ta parandalojmë këtë sëmundje, mund të kryejmë një test për të zbuluar dhe mund të marrim mjekimet e nevojshme .”

Mbi të gjitha, Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së ka theksuar që Lojërat Olimpike të Tokios duhet të mbahen normalisht për ti treguar botës që mund të marrim masat e nevojshme në mes të pandemisë së koronavirusit.

Lojërat Olimpike të Tokios do të zhvillohen me 23 korrik mes dyshimeve për sigurinë e tyre, pasi mijëra njerëz nga e gjithë bota priten të marrin pjesë në kryeqytetin japonez. Numri në rritje i rasteve në Tokio ka lënë në hije ngjarjen sportive ndërkombëtare, e cila vitin e kaluar u desh të shtyhej për shkak të pandemisë dhe do të zhvillohet pa spektatorë këtë vit.

Që nga 1 korriku, 67 raste të Covid-19 janë identifikuar në Japoni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


OBSH paralajmëron: Kanë efekte anësore

“Koronavirusi ka nxitur shitjen e ilaçeve të rreme”