MENU
klinika

Nga veshjet e para për bebushen, tek...

Orinda Huta rrëfen momentin më të vështirë gjatë shtatzanisë

08.07.2021 - 11:06

Orinda Huta dhe Turjan Hyska do të bëhen së shpejti prindër të një vajze. Ndërsa po shijon ditët e fundit të shtatzanisë, Orinda është tejet aktive në rrjete sociale ku ndan momente nga kjo periudhë e ëmbël. Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, foli për situatën e vështirë kur zbuloi se kishte Covid-19.

“Në ditën kur është shkrepur kjo foto mora vesh që isha shtatzënë. Të nesërmen mora vesh që kisha Covid. Për një muaj kam qenë në vështirësi dhe lutesha që çdo gjë të shkonte mirë. Covidi u kthye në problem shumë të madh dhe për mamin tim.

Isha kaq shumë në merak për të dhe mendoja se stresi do ndikonte për keq. Por Zoti donte që të shkonte mirë dhe ashtu vijoi. Kam pasur momente të tjera të vështira? Po kam pasur, por lavdi Zotit kaluan. Lutem të shkoj mirë deri në fund”, ka treguar ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Tani më skadoi pasaporta..."

Orinda Huta flet për mbiemrin pas martesës

Nuk ka më vend për dyshime!

A është vërtet Orinda Huta shtatzënë?