MENU
klinika

Të bllokuar në Qafë Thanë prej 24 orësh

Pala maqedonase iu ndalon hyrjen dhjetëra punëtorëve sezonalë

10.07.2021 - 09:23

Dhjetëra punëtorë sezonalë ditorë vijojnë të jenë të bllokuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi kjo e fundit vijon e mbyllur prej ditës së djeshme nga pala maqedonase.

ende nuk ka asnjë urdhër se çfarë do të ndodhë.

“Jemi gati 150-200 veta që na kanë bllokuar prej dje. Ne mbajmë familjet me këtë punë, shteti të ndërhyjë. Kemi mbetur rrugëve, nuk kemi informacion se çfarë do të ndodhë, nuk japin shpjegime. Kemi në shtëpi fëmijët pa bukë, duam zgjidhje, shteti të ndërhyjë dhe flasë me këta”, kanë thënë punëtorët e bllokuar në pikën kufitare.