MENU
klinika

Ndikimi

Pandemia solli humbje të mëdha për sektorin e turizmit në Kosovë

12.07.2021 - 12:05

Pandemia e COVID-19 është përcjellë me shumë problem ekonomike në gjithë botën përfshirë edhe Kosovën.

Ndër fushat më të prekura është edhe turizmi. Ekspertët parashohin një ri ngritje të këtij sektori deri në shtatorë, ata por presin edhe mbështetjen e institucioneve.

Ekonomisti Safet Gërxhaliu thotë se edhe gjobat e vendosura nga ATK kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes në turizëm.

Sipas Gërxhaliut këto masa ndëshkuese ndonjëherë janë të tepruara.

“Definitivisht turizmi në Kosovë është ndër sektorët më të goditur nga pandemia. Vetëm në gastronomi kemi një rënie të qarkullimit në masën 30%, ndërsa rekreaconi ku përfshihen dasmat, sallonet, hotelet kanë rënie deri në 55%. Kur gjithë kësaj i shtohen edhe gjobat e shumta të AKT-së, humbjet janë më të mëdha”, deklaroi Safet Gërxhaliu për RTV Dukagjinin.

Ndërsa eksperti i Turizmit Zekë Çeku, pret që turizmi të ringjallet deri në muajin shtator dhe zgjidhjen e sheh te vaksinimi i popullatës, përcjell Telegrafi.

“Turizmi ka pësuar më shumë se të gjithë sektorët tjerë në Kosovë. Në radhë të parë ka pësua hotelieria, pasi që hotelet janë të ngarkuara me fuqi punëtore, borxhe, kredi në banka etj. Hotelet kanë pasur zvogëlim të madh të ardhjeve turistike. Kanë pësuar mjaft shumë edhe agjencionet turistike që merren me sjelljen e turistëve në Kosovë. Nga shtatori pritet të rikthehen turistët, mirëpo është me rëndësi që edhe stafi i hotele të vaksinohet e që deri më tani nuk ka ndodhur”, deklaroi  Zekë Çeku.

Prishtina, Prizreni, Peja dhe Gjakova mbeten vendet që vizitohen më së shumti nga turistët./Telegrafi