MENU
klinika

"Një legjendë televizive"

Pas 10 vitesh, rikthehet në ekran programi juaj i preferuar!

28.07.2021 - 11:09

Emisioni i preferuar i shqiptarëve, “Kutia e fundit” do të rikthehet pas 10 vitesh. Këtë lajm e bëri të ditur vetë Enkel Demi, i cili së bashku me Edi Ogan do ta sjellin në ekranin e “Abc News” . Regjistrimet për të qenë pjesë e programit do të bëhen të premten me 30 Korrik, në orën 18:00 pranë televizionit ABC.

 “Jemi vetëm pak javë larg rikthimit të një legjende televizive… Do ta rinisim lojën aty ku e lamë 10 vite më parë, me bamirës Kel Demin, i cili do të përpiqet t’ju bëjë “të pasur” dhe me mua, që do të bëj çmos që të qëndroni “të varfër”! 

Enkel Demi, përveç karrierën së tij në mediat, shquhet dhe si autor i disa librave, që vijnë për lexuesit me pseudonimin “Tom Kuka”.

Po pse pikërisht ky emër?

Kjo pyetje torturoi për vite me rradhë çdo lexues, pas botimit të librit të parë “Hire mbi Kalldrëm”. Kureshtje e cila u shua në romanin “Gurët e vetmisë”, ku zbuloi edhe identitetin e tij. Edhe përse u përfol shumë për deputetë e gazetarë shqiptare si autorë të librit, në fakt shkrimtari ishte Enkel Demi.

I ftuar në emisionin “Rudina”, Demi shuajti kureshtjen  e pyetjes: “Përse Tom Kuka?”

“Kur botova librin e parë të them të drejtën nuk doja të botoja. Kisha frikë nga paragjykimi dhe mos nuk më merrnin seriozisht dhe dyshoja në cilësinë e letërsisë time. Dhe vendosa të dal me emrin Tom Kuka. Zgjodha emrin Tom Kuka sepse që nga 1992-93 Tom Kukën e kam patur personazh në vende të ndryshme dhe meqë kam kaluar një periudhë në Shkodër edhe nga pikëpamja e muzikalitetit më përshtatej dhe vendosa këtë”, tha Demi.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?