MENU
klinika

"Të korruptuarit do i shpallim “non grata”

Pas Shqipërisë, SHBA i fut të dridhurat Maqedonisë

02.07.2021 - 20:44

Ndihmës sekretar amerikan i shtetit, Filip Riker në konferencën e sotme për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev ka theksuar përkushtimin e administratës Biden në luftën kundër korrupsionit. Riker tha se nuk mund të tregojë se kush nga Maqedonia e Veriut do të përfshihet në listën e zezë të SHBA-së, por që do të ketë sanksione për persona të caktuar.

“Nuk mund të them se kur dhe kush, apo si do të përdoret ky mjet, por është mjet, është një sinjal nga Presidenti dhe Administrata për seriozitetin që kemi për këtë. Keni dëgjuar presidentin Biden që thotë se lufta kundër korrupsionit është në top prioritetet në politikën e jashtme në të gjithë botën, përfshi këtu”, tha Riker, shkruan Alsat.

Sipas tij, kjo listë do të përfshijë kryesisht persona të përfshirë në korrupsion si dhe persona që pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes së Ohrit.

“Urdhri ekzekutiv është një azhurnim i urdhërove të mëparshëm, në fakt përfshinë referenca të Marrëveshjes së Prespës si dhe Marrëveshjes së Ohrit, rëndësinë e këtyre marrëveshjeve për stabilitetin dhe progresin që e kemi parë në këtë rajon, me të cilat SHBA-ja është krenarë që ka qenë pjesë. Ka të bëj me ata që janë të përfshirë në praktikat e korrupsionit në rajon”, theksoi Riker. Në 19 Maj në SHBA shpalli “non grata” ish-kryeministri e Shqipërisë Sali Berisha.