MENU
klinika

Neglizhuan trajtimin mjekësor për 20 vjeçaren

Pezullohen nga detyra dy mjekët në Gjirokastër

17.07.2021 - 09:54

Dy mjekë të spitalit të Gjirokatrës janë pezulluar nga puna dhe iu është ndaluar dalja jashtë vendit, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, Gjirokastër, pas hetimeve për rastin e vdekjes së 20 vjeçares Kristjana Muxhai, pak orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Korrespondentja e Panorama.al, bën me dije se Gjykata e Shkallës së Parë, Gjirokastër, vendosi masën e sigurisë “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për shtetasit Dashamir Demiri dhe Kostandin Hido, në Gjirokastër, me arsim të lartë, me profesion mjek obstetër-gjinekolog pranë maternitetit ”Dhimitër Çuçi”, dhe mjek anestezist-reanimator pranë sipas rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

E reja Muxhai vdiq pak orë pasi solli në jetë fëmijën e saj, dhe familjarët hodhën akuza të forta ndaj mjekëve, se e kishin neglizhuar rastin, dhe nuk i kishin injektuar medikamentet e duhura. Çështja është marrë nën jetim nga prokuroria e Gjirokastrës pas kallëzimit të bërë nga familjarët e të resë.

Demiri është i vetmi mjek anestezist reanimator në Gjirokastër, dhe pezullimi i tij nga detyra, duket se do të sjellë probleme dhe në kryerjen e operacioneve në këtë spital.

"E kishte grua të dytë, më shumë më dhimbset ajo!"

Flasin familjarët e çiftit Rrasa nga Divjaka

Operacioni “Bregdeti Ynë"

IKMT shemb objektin pa leje në Orikum

“Shqipëria bëhet me tri hekurudha”

Balluku: Porti i Vlorës do të kthehet në port jahtesh

"Brenda 5 viteve do kemi autostradën Muriqan-Fier"

Rama: Do të ndërtojmë 4 porte turistike

Arrestohen 4 persona, mes tyre ‘koka’ e grupit

Goditet baza e prodhimit dhe trafikut të kanabisit në Sarandë