MENU
klinika

Kufiri shqiptaro-grek

Pika kufitare e Qafë-Botës e hapur 24 orë

01.07.2021 - 10:28

Pika doganore e Mavromatit siç quhet ndryshe pika kufitare e Qafë -Botës do të jetë e hapur për 24 orë.

Duke filluar nga 7 korriku dhe të paktën deri me 7 gusht, zyra doganore Mavromati do të funksionojë mbi një bazë 24-orëshe, në kufirin Greko-Shqiptar në Thesprotia.

Lajmi u konfirmua nga deputeti i ND Thesprotia, Vassilis Giogiakas, i cili zhvilloi këtë të enjte një takim me Ministrin e Shtetit, George Gerapetritis.

Giogiakas vuri në dukje se nuk do të ketë më kufizime sasiore për hyrjen përmes doganave (aktualisht kufiri është 250 persona në ditë), i cili pritet të lehtësojë trafikun turistik dhe tregtar.

Gjithashtu inspektimet shëndetësore do të vazhdojnë të kryhen si nga një njësi EODY ashtu edhe nga njësi private, të tilla si ato që veprojnë tashmë në portin e Igumenicës.

Zyra doganore Mavromati, e cila qëndroi e mbyllur për më shumë se një vit gjatë një serie bllokimesh, u rihap në fillim të qershorit dhe shërben për më shumë se 600,000 kalime në vit.

Më tej Giogiakas, vuri në dukje se qëllimi është që operacioni 24-orësh i doganave të konsolidohet.