MENU
klinika

Procedurat që duhet të ndjekin qytetarët

Pikat kufitare me Greqinë të hapura për 24 orë

02.07.2021 - 09:53

Për 24 orë kufiri me shtetin grek do të jetë i hapur pa limit. Mësohet se kjo vlen për të gjitha pikat e kalimit kufitar me shtetin grek, që nga qafë-Boti, Kapshtica dhe Kakavija.

Pala shqiptare theksoi se do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, ata me leje qëndrimi greke, shtetasit e tjerë europianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën www.travel.gov.gr.

Po ashtu do të lejohet të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.

NJOFTIMI I PIKËS KUFITARE TE KAPSHTICËS
Autoritetet e Policisë Greke, kanë njoftuar palën shqiptare se do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, shtetasit me leje qëndrimi greke, shtetasit e tjerë europianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën www.travel.gov.gr.

 

 

Pasi të kenë marrë konfirmimin, do të lejohen për të hyrë në shtetin grek. Do të lejohen gjithashtu të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusa, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi. Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të funksionojë 24 orë, pa orar të limituar.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi