MENU
klinika

Nëse ende nuk keni zgjedhur...

Plazhet më të bukura për pushimet verore në Shqipëri!

26.07.2021 - 11:33

Vendi ynë është një tokë e mbushur me plot vende të bukura, ku mund të mahnitet çdo njeri.

Në një pozicion gjeografin që përfshin malet dhe detin, Shqipëria është një vend që të lë pa fjalë prej bukurisë dhe pastërtisë së plazheve të saj natyrore. Vetmja gjë që duhet të bësh është të mkendosh për brigjet e saj që zgjasin me kilometra përgjatë Detit Adriatik si dhe atij Jon.

Ka një disnivel mes tyre, pasi shumë plazhe shfaqen me një super infrastrukturë e disa të tjera lënë për të dëshiruar, por panorama spektakolare e tyre që madje mund të kalojë dhe bukurinë e brigjeve të Greqisë apo Kroacisë, e rregullojnë pak situatën.

Sigurisht një faktor i rëndësishëm është se janë dhe shumë ekonomike, mund të bëni pushimet e ëndrrave me pak buxhet.

Plazhi i Kakomesë

Një ndër vendet më të bukura që ka Shqipëria është gjiri i Kakomesë, është pjesë e komunës së Lukovës si dhe një perlë e natyrës shqiptare. Kakome është një fshat i vogël që të mrekullon, mund të shkoni me makinë apo dhe anije. Një gji i vogël detar i rrethuar nga male të larta duhet të vizitohet me patjetër këtë verë.

Plazhi i Ksamilit

Ishulli i Ksamilit është pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ku përveç rezidencave arkeologjike të antikitetit mund të shijoni pamjen e mrekullueshme të ujit të kristaltë, me një rërë të bardhë përrallore sa dhe fotot tregojnë sikur je në Bora Bora apo Haëai.

Plazhi i Gjipesë

Në këtë plazh mbizotëron qetësia, rëra shumë fine dhe e imët, ku kryeson deti i kaltërt që të tërheq vetëvetiu. Në fakt, që të shkosh në atë plazh duhet të ecësh 10 minuta pasi makinën duhet ta lësh në fund të rrugës, kjo për të gjetur vendin më të qetë. Ky ngjason si një plazh privat, i cili lë një përvojë unike. Për të gjithë ju që dashuroni të ngjiteni nëpër shkëmbinj ky është vendi perfekt.

Plazhi i Jalës

Një vend tjetër magjik i bregdetit shqiptar është Jala, ku deti Jon të jep një kënaqësi krejt ndryshe. Një ndër plazhet më të bukura të Shqipërisë ku çdo detaj është i kuruar, nga infrastruktura e deri tek shërbimi dhe argëtimi. Kushdo që e vizituar ka mbetur shumë i kënaqur nga ky vend.

Dhërmi

Dhërmiu është një prej destinacioneve më të preferuara dhe të njohura, kryesisht prej të rinjve. Plazhe shumë tërheqëse dhe një fluks të paparë turistësh pasi mund të gjesh çdo gjë që kërkon. Që prej plazheve të qetë e të veçuar, deri tek ato më të zhurmshmet ku argëtimi e muzika nuk kanë fund.

Lukovë

Afër qytetit bregdetar të Sarandës ndodhet Lukova. Ku diku afër zonës mund të merrni dhe tragetin që ju dërgon në Korfuzin e afërt. Ky vend mundëson një pamje fantastike e sidomos nëse vizitohet në shtator, ndihesh si në parajsë.

Plazhi Palasë në Vlorë

Në këtë plazh duhet të qëndroni pak gjatë sepse bregdeti është i shkëlqyer dhe nuk mund të mjaftoheni vetëm me disa ditë. Karakteristikë e kësaj zone janë shtëpizat e bardha dhe fshatrat e vegjël të cilët rrethohen nga një natyrë shumë e bukur.

Shëngjin/”Rana e Hedhun”

Edhe pse në veri, pak larg nga qyteti i Lezhës, ndodhet një ndër plazhet më të bukur natyrorë, ai i “Ranës së Hedhun’. Një fluks të madh turistësh, si dhe hotele me shërbimin më të mirë nuk mungojnë kurrsesi në këtë vend