MENU
klinika

"SiViaggia"

Plazhet sekrete!

27.07.2021 - 16:01

         Në Evropë, plazhe të shkretuara dhe të paprekura ku natyra ofron shfaqje, nga Anglia në Algarve, janë të shumtë, mes tyre gjejmë hijeshinë e Galicisë: shkrepa, shkëmbinj me pamje nga deti, plazhe të bardhë dhe ujëra të kristalta./Konica.al

Magjia e plazheve të Granitit Rozë në Bretanjë

Shkëmbinj rozë, shqopishte që ngjyrojnë shkëmbinjtë me të verdhë dhe vjollcë, fare dhe det blu. Jemi përgjatë bregdetit të thyer të Bretanjës, në bregdetin e mrekullueshëm të Granitit Rozë. Plazhi i Ploumanach me farin Men Ruz është një nga më sugjestionuesit për t’u arritur, duke ecur përgjatë shtigjeve ku gurët formojnë skulptura natyrore me bukuri të rrallë.

Mljet, në Kroaci

Në Mljet, ishull magjepsës i Dalmacisë me park kombëtar, i gjithi për t’u zbuluar, gjejmë Sobranin, një gji i vogël në anën perëndimore të ishullit, ku anijet ankorohen çdo ditë nga Dubrovniku dhe Prapratno. Këtu do gjeni limane të shpërndara, ku mund të relaksoheni larg turmave. Fshati më i afërt ka më pak se 100 banorë dhe ia vlen të vizitohet.

Plazhi Nida, në rezervatin natyror Curonian

Jemi në Lituani, në Parkun Kombëtar “Sputo di Curonian”, ku gjendet plazhi Nida, një plazh i paprekur, i vlerësuar me flamurin blu, i rrethuar nga një pyll me pisha shtigje të bukura.

Ingrina, hijeshia e egër e Algarve

Algarve është destinacioni për adhuruesit e natyrës së egër, pasi plazhet e saj e pasqyrojnë më së miri këtë atmosferë. Ingrina është plazhi i vendosur në një gji shkëmbor pranë fshatit Raposeira, në bregun perëndimor të Algarve me shkëmbinj të lartë të dhëmbëzuar dhe platforma gjigante gëlqerore në detin kristal./Konica.al

Melide, serf dhe çlodhje në Galicia

Në Evropë, një tjetër plazh sekret dhe i paprishur, larg turizmit masiv në Evropë është plazhi Melide në Pontevedra, Galicia. Këtu do të gjeni shumë pak njerëz, disa serfistë dhe tre fare të mrekullueshëm që veprojnë si vrojtues. Një parajsë e vërtetë!

Achla, një liman sugjestionues në Andros

Për disa një Eden i vërtetë. I arritshëm me anije, ose pas një udhëtimi të gjatë, është nga plazhet më magjepsëse të Andros, Greqi. Achla fshihet nga shkëmbinjtë e lartë dhe uji është i gjelbër në blu dhe i pastër. Edhe në kulmin e verës, nuk ka kurrë shumë njerëz dhe është një parajsë e vërtetë, me duna, përrenj dhe një manastir të vogël që dominon plazhin.

Gjiri Kalanka, plazhi i fshehtë në Maltë

Në Maltë, në një distancë të shkurtër nga pishina e famshme e Shën Pjetrit në Marsaxlokk, gjendet gjiri Kalanka, një plazh magjepsës me gurë dhe det blu. Shtrati i detit është me rërë, uji i pastër dhe i freskët. Një plazh i dashur nga vendasit, i cili do ju bëj për vete për paqen dhe qetësinë që ka.

Plazhi i Gjipesë në Shqipë, me shkëmbinj të bardhë dhe kanione

Përgjatë bregdetit jugor të Shqipërisë, ku deti është i pastër kristal dhe plazhet janë vende të largëta dhe të egra, është e lehtë të shohësh plazhe dhe limane të vegjël. I mbrojtur nga shkëmbinjtë, i rrethuar me bimësi të dendur të gjelbër dhe me kanione të pabesueshme, gjendet plazhi i Gjipesë, një eden i gjithi për t’u zbuluar.

Salema, parajsa e egër në Algarve

Jemi në Algarve, parajsa e plazheve të paprekura dhe të egra, një vend ideal për dashamirët e windsurfit. Një nga plazhet sekrete më të bukura është edhe Salema: uji i pastër kristal, ju fton të bëni një banjë freskuese dhe paqen e këtyre vendeve./Konica.al

(SiViaggia)

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prestigjiozja britanike e udhëtimeve

‘Shqipëria, kjo perlë ballkanike’

"Në një muaj hynë 184 mijë të huaj"

“Pusho shqip” bën bashkë shqiptarë e kosovarë

Planifikojini që tani udhëtimet...

10 gjërat që duhet të bëni në 2021 në Shqipëri


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit