MENU
klinika

"Palma e artë"

Poker femëror gara e Festivalit të Kanës

05.07.2021 - 16:30

        Tri francezet: Catherine Corsini, Julia Ducournau dhe Mia Hansen-Love, si edhe hungarezja Ildikó Enyedi – ky është poker i grave në garën për “Palmën e artë” në edicionin e 75-të, të Festivalit të Filmit në Kanë, që nis me 6 korrikun.

Festivali i vitit të kaluar u shty dhe u anulua më pas. Në vend të ceremonisë, “Palais des Festivals” që pret pjesën më të madhe të veprimtarisë dy- javore kushtuar kinemasë, ishte e mbushur me shtretër spitalorë në muajt e parë të pandemisë, teksa nga fillimi i këtij viti u kthye në qendër vaksinimi, raporton AP.

Ky do të jetë festivali i parë i madh, i filmit, që provon një edicion të plotë që me fillimin e pandemisë, ndërsa nga të pranishmit kërkohet që të jenë të vaksinuar kundër COVID-19 ose me test negativ.

Katër regjisoret do të ndiqen me vëmendjen e duhur edhe për shkak të favorizmit legjitim që ato mund të marrin nga një juri kryesisht femërore.

Këtë herë, Enyedi e vendos historinë e saj, në vitet 1920.Filmi, i gjashti me metrazh të gjatë nga regjisorja hungareze, është bashkëprodhuar nga “Rai Cinema”.

Skenari, i shkruar nga vetë regjisorja, bazohet në romanin me të njëjtin titull, nga Milan Füst.Nga vitet 1920, shkojmë në 2018-ën, me “La Fracture” nga Catherine Corsini, e vendosur në Paris, gjatë protestave të Jelekverdhëve.

Pritshmëri të mëdha edhe për “Titane”, realizimi i dytë nga regjisorja franceze Julia Ducournau, e cila, ka një film debutues të jashtëzakonshëm, siç është “Raw”.

Më në fund, Mia Hansen-Love sjell në konkurrim “Ishulli Bergman”, film që premton të jetë një lloj melodrame e mbinatyrshme. Pas më shumë se një vit i shtyrë nga pandemia Festivali i Filmit në Kanë ditën e nesërme do të hapë dyert për edicionin e 74-të.

Kosova është pjesë e garës për “Palmën e Artë”, në festivalin prestigjioz të Kanës, me filmin “Pa Vend”. Filmi i regjisorit Samir Karahoda, sjell rrëfimin e klubit të ping-pongut, nga Prizreni, ‘Lidhja e Prizrenit’, duke i vendosur ngjarjet në kontekstin e situatës aktuale.

“Pa vend” tregon përpjekjet e dy protagonistëve, të udhëhequr nga trajneri i tyre, që të mbajnë gjallë sportin e ping-pongut. Xhirimet e filmit, sikur bëjnë me dije mediet lokale, kanë filluar shtatorin e të vitit të kaluar, ndërsa është filmi i dytë nga Kosova, që arriti këtë sukses.

Ndërsa, “Luaneshat e kodrës”,  do të jetë filmi i parë me metrazh të gjatë, nga Kosova, me premierën në Festivalin e Kanës –  një ndër ngjarjet më prestigjioze në botën e filmit. Filmi është bashkëprodhim i Kosovës me Francën, me producente Valbona Rrahmanin dhe bashkëproducent, Pascal Judelewicz.

Në rolet kryesore, vijnë aktorët: Flaka Latifi, Uratë Shabani, Era Balaj, Andi Bajgora dhe Luàna Bajrami. Premiera, në kuadër të programit “Director’s Fortnight” të Festivalit të Kanës!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Ambasador i këngës italiane në botë

Andrea Bocelli: Njeriu shikon qartë vetëm përmes zemrës


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit