MENU
klinika

‘Operacioni fshesa’ në Golem

Policia heq çadrat e vendosura pa leje

05.07.2021 - 10:55

Tre administrator subjektesh janë proceduar penalisht pasi kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse, në Golem.

Policia njofton se janë proceduar shtetasit A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. B., 59 vjeç, F. Sh., 30 vjeç dhe E. Sh., 31 vjeç, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në plazhin e Golemit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për drogë, nga nervat, alkooli dhe xhelozia

Për çfarë vritesh sot në Shqipëri?

Sekuestrohen shezlongë e çadra

Policia nis aksionin në bregdetin e Durrësit


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin