MENU
klinika

David Sassoli

Presidenti i Parlamentit Evropian: Solidaritet për Hysajn

20.07.2021 - 16:06

Edhe Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, mbështet futbollistin shqiptar Elseid Hysajn i cili u sulmua nga ultrasit fashistë të Lazios pasi këndoi këngën ‘’Bella Ciao’’.

Ata e etiketuan Hysajn si një ‘krimb’ kurse ekipin e Lazios si ‘fashist’, por Sassoli, në reagimin e tij në faqen zyrtare, e cilëson banderolën e ultrasve të turpshme.

“Solidariteti im me futbollistin shqiptar të Lazios, Elseid Hysaj, i sulmuar nga ultrasit fanatikë, i quajtur ‘krimb’ në një banderolë të turpshme vetëm pse këndoi ‘Bella Ciao’ gjatë prezantimit në ekipin e ri. 

Kohët e fundit jemi mburrur me triumfin e bukur italian në Evropian, ndaj është për të ardhur keq që ta prishim këtë atmosferë festive me shfaqje të intolerancës, që nuk duhet të kenë kurrë shtetësi në botën e sportit ose diku tjetër” – shkruan Sassoli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF e mbron nga fashistët

Duka mbështet Hysajn: Një këngë nuk të vë në dyshim…