MENU
klinika

Champions League

Prishtina reziston deri në 71’, pastaj shpërbëhet

06.07.2021 - 20:06

Prishtina pëson humbjen e parë në Champions League. Në turin e parë eliminator, kryeqytetasit e Kosovës u mposhtën 3-0 në Hungari nga skuadra Ferencvaros, ku luan edhe Myrto Uzuni, i cili nuk la shenjë sot për 90 minuta.

Pjesa e parë pa gola. Vendasit tronditën traversën me Haratin në minutën e 17-të, kurse Prishtina humbi rastin e jashtëzakonshëm me Oto John, që i vetëm përballë portierit, nuk shënoi në minutën e 35-të.

Prishtina rezistoi deri në minutën e 71-të. Ishte Nguen ai që kaloi në avantazh vendasit pas pasimit të Civic. Vetëm 3 minuta më pas hungarezët gjejnë edhe golin e dytë me Mmaee.

Prishtina shthuret dhe pëson edhe golin e tretë në minutën e 78-të. Blaziç shuan kështu çdo lloj ëndrre të prishtinasve, pasi nuk mendohet që në kthim pas një jave të bëjnë mrekullinë.