MENU
klinika

KQZ në Kosovë mban sot mbledhjen e radhës

Pritet certifikimi i subjekteve politike për zgjedhjet e 17 tetorit

23.07.2021 - 10:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Si rend i ditës do të jetë shqyrtimi dhe miratimi për certifikim i subjekteve politike si dhe i raportit të shpenzimeve për periudhën Janar-Qershor 2021 të KQZ-së.

Mbledhja e KQZ-së do të mbahet në orën 11:00.

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

1.Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së Nr.46 dhe 47/2021.

2.Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ-së;

3.Aktivitetet e ZRPPC-së:

Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikim të subjekteve politike.

4.Këshillat e KQZ-së:

Këshillit për Buxhet dhe Financa:

Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-qershor 2021 të KQZ-së,

Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për periudhën janar- qershor 2021 të KQZ-së.

Këshillit për Operacione Zgjedhore:

Shqyrtimi dhe miratimi i nominimit për anëtar të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Komunën e Gjilanit për zgjedhjet lokale 2021.

5.Njoftim nga Këshilli Mbikëqyrës i Informimit Publik;

6.Të ndryshme;