MENU
klinika

“Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse”

Profesori grek i shëndetësisë: Virusi do të shumëfishohet tek fëmijët

31.07.2021 - 15:54

Profesori grek Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat greke foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu siç u krijua Delta do të krijjohen edhe mutacione të tjera.

Sipas mediave ai tha se virusi do të shumëfishohet tek fëmijët ose tek të rriturit e pavaksinuar, do të grumbullojë mutacione, disa prej të cilave do të zgjidhen dhe do të krijohen lloje më ngjitëse.

“Ju e shihni tani që Delta u krijua, atëherë një tjetër do të krijohet. Pra, ne jemi në një luftë mes nesh me vaksinat dhe imunitetin natyror dhe virusin. Ne duhet të arrijmë sepse kemi mjetet”, theksoi Vasilakopulos.

Duke folur për mundësinë e nevojës për një dozë të tretë të vaksinës kundër koronavirusit, profesoresha e epidemiologjisë Dora Psaltopoulou theksoi se të dhënat e publikuara tregojnë se personat mbi 70 dhe 80 vjeç humbasin shumë shpejt antitrupat dhe ekziston nevoja e një doze të tretë.