MENU
klinika

“Nxirrini punëtorët”

Pronarët e bizneseve grumbullohen para komisariatit

19.07.2021 - 09:01

Protesta e djeshme e bizneseve në Vlorë, përgjatë Lungomares u shoqërua me tensione, pasi policia shoqëroi tre persona, mes tyre edhe një grua.

Pronarët e bizneseve kanë qëndruar për orë të tëra derisa tre personat janë lënë të lirë.

“Nxirrni punëtorët dhe të ikim”, thanë pronarët e bizneseve, të cilët ishin mbledhur pranë komisariatit.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme në të gjitha lokalet në Lungomares në Vlorë në shenjë protestë kundër orës policore pas orës 22:00, në vend të muzikës u vendos Himni Kombëtar.