MENU
klinika

Sipas gazetës "Marca"

Propozimi: Dyshes Bonucci-Chiellini t’u jepet “Topi i Artë”

13.07.2021 - 12:35

Pas performancës shumë të mirë të çiftit qendror të Juventusit dhe ekipit kombëtar të Italisë të përbërë nga Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini të pandashëm, gazeta spanjolle Marca hedh një ide brilante: të caktojë një Top të Artë për të dy!

Sipas gazetarëve të prestigjozes spanjolle, Bonucci, përveç performancës së përsosur mbrojtëse, shënoi golin vendimtar për të kaluar sfidën në kohën shtesë.

Ndërsa Chiellini mbuloi shumë mirë Kane, duke mos e lënë asnjëherë kapitenin anglez të godiste drejt portës së Donnarumma, madje as të prekte top brenda zonës, duke e detyruar atë të tërhiqej deri në mesfushë të merrte topin.

Do të ishte vërtet unike që për herë të parë mos kishim një lojtar me top të artë, por një dyshe, një partneritet. Gjithsesi, “Topi i Artë” jepet nga France Football dhe ideja e spanjollëve duhet të merret parasysh nga kolegët francezë për ta kthyer në një ide konkrete, pse jo, edhe në të ardhmen nëse do të kishte dyshe të tilla si ajo e Bonuccit me Chiellinin.