MENU
klinika

Dosja e SPAK/ Shtatë në burg dhe katër zyrtarë në arrest shtëpie

Pse akuzohen kryebashkiaku i Lushnjës dhe të arrestuarit e tjerë?

06.07.2021 - 12:31

Mësohet se gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në arrest shtëpie katër zyrtarë të Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë. Ndërsa në arrest me burg ka lënë kryebashkiakun Tushe, drejtorin e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike ne Bashkine Lushnje, tre zyrtare te kesaj ndermarrjeje si dhe dy biznesmene.

Burime për Panorama.al në Lushnje bëjnë me dije se dyshohet se ata kanë abuzuar me lejet e ndërtimit ndërkohë që policia dhe FNSH kanë zbarkuar nëpër institucione për të sekuestruar materiale që implikojnë këta zyrtarë.

DOSJA E SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër te procedimit penal nr. 199 date 22.07.2020 në bazë të materialit referues nga policia gjyqësore, dhe ka vijuar hetimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazise se pjesemarresve ne tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrés”, “Falsifikim dokumentave” parashikuar nga nenet 259, 258, 248, 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi te alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit.

Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258 25 dhe 186-25 të Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.50 date 05.07.2021 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit:

Fatos Tushe, me detyrë krytar i Bashkisë Lushnje, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim.

Flamur Peqini, me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, “shkelje e baraisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Gazmend Çela” zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë se pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisé së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Me vendimin e datës 7.05.2021, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për të hetuarit:

Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, dyshuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer ne bashkepunim.

Margarita Gjermëni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, e dyshuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer ne bashkepunim.

Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, dyshuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer ne bashkepunim.

Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, e dyshuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer ne bashkepunim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Operacion antikorrupsion nga SPAK

Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjes

"Nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste..."

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjës, reagon kryeministri Rama

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes

Yuri Kim: Koha të mendoni a ia vlen të shkoni në burg