MENU
klinika

Sulmon drejtpërdrejt Bashën

Pse Nishani nuk mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD?

19.07.2021 - 17:16

Kryetari aktual i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani nuk mori pjesë të shtunën më datë 17 korrik në Kuvendin Kombëtar të partisë.

Në një intervistë për Faxnews, ai tregoi dhe arsyen pse nuk ishte i pranishëm, duke thënë se nuk mund të merrte pjesë në një teatër absurd. Nishani tha se Basha e ka kapur partinë, dhe Këshillin e mblodhi për arsyet e tij politike, jo për hallin e PD apo popullit shqiptar.

Me kritika të shumta ndaj kryetarit, Nishani tha dhe se Basha po mundohet të tregojë forcën te anëtarësia dhe kryesia.

Pyetje: Z.Nishani ju nuk morët pjesë në Kuvendin Kombëtar të shtunën, pse? Cila ishte arsyeja?

Bujar Nishani: Së pari nuk mund të bëhesha pjesë e një teatri absurd. Në PD po ndodhin gjëra të çuditshme dhe të pandodhura më parë në këto 8 vite. Kuvendi ka qenë vendi dhe koha e refklektimeve të rëndësishme, sidomos kur je në opozitë. Të flasësh për projktet e së ardhmes. Këtë radhë Kuvendi nuk u thirr për hallin e PD, opozitës apo për hallin e shqiptarëve, por vetëm për hallin politik të Lulzim Bashës. Nuk kishte vizion dhe s’mund të bëhesha pjesë e teatrit aty. Ndiej keqardhje për çfarë po kalon PD sot dhe se si po sillet kryetari. Nuk po merr përgjegjësi politike, sepse ato janë individuale dhe në formë piramide. Kryetari i partisë duhet të merrte përgjegjësitë kryesore. Në rezultate humbëse e ka çuar PD, garë pas gare. Mori rezultat më të dobët se në 2009, imagjinoje. Ndryshimet statutore nuk ishin emergjente që i shërbenin partisë, por i shërbejnë tregimit të forcës që ka Basha, që ja tregon anëtarësisë dhe kryesisë. Mbledhja në vend që të shkonte drej sensit shkoi drejt antisensit. Në vend që të shkonte drejt logjikës, shkoi drejt absurdit.

"Të mbështetet qytetari, t’i jepet zgjidhje çdo problematike"

Rama e kthen platformën e bashkëqeverisjes në ligj

"T'u kthejmë shqiptarëve demokracinë dhe qeverisjen e lirë"

Kuvendi miratoi qeverinë e re, Basha: U formalizua PPP-ja korruptive Rama-Doshi-Rakipi

Nga Lorenc Vangjeli

Lulzim Basha ka të drejtë

"Mundësi e tretë për të realizuar projekte që priten nga shqiptarët"

Kurti letër urimi Ramës për krijimin e qeverisë së re