MENU
klinika

Ylli argjentinas me pushime

PSG tërhiqet për Messin, as City nuk po ndihet…

13.07.2021 - 18:46

PSG braktis ëndrrën Messi. Kampioni 34-vjeçar argjentinas, i cili sapo ka fituar Copa America me Argjentinën, po negocion akoma me Barcelona-n për rinovimin e kontratës, që ka skaduar 30 qershorin e kaluar.

Klubi i Ligue 1, pasi ka bërë një sondazh me vetë lojtarin dhe përfaqësuesit e tij, duket se ka hequr dorë nga ideja për ta marrë në Paris. Kjo është ajo që shkruan Le Parisien.

Pasi ka realizuar ëndrrën për të fituar një trofe me kombëtaren e tij, Messi kërkon të përfitojë nga javët e ardhshme për të pushuar dhe për të qenë gati për sezonin e ardhshëm që do të vazhdojë të jetë me katalanasit. As Manchester City nuk po ndihet më.