MENU
klinika

Parashikimet afatmesme për rritjen ekonomike

Qeveria: Do qëndrojë mbi 4%, do gjenerohet nga konsumi dhe…

31.07.2021 - 12:57

Qeveria parashikon një rritje ekonomike prej 5.5% për vitin 2021 dhe një qëndrim në nivelin mbi 4% përgjatë periudhës afatmesme. Më specifikisht, rritja ekonomike parashikohet në 4.8%, 4.5% për vitet 2022 dhe 2023, ndërsa në vitin 2024, 3.9%. Të dhënat i referohen projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2022 –2024, që është publikuar në Fletoren Zyrtare, sipas të cilit gjatë kësja periudhe, rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi ashtu dhe investimet. Ndërsa kërkesa e huaj neto pritet të ketë një efekt pothuajse neutral .

Sipas dokumentit, investimet totale në ekonomi parashikohen të rriten në terma realë mesatarisht në rreth 6.4% në vitet 2020-2024, me një kontribut mesatar në rritjen totale prej rreth 1.5 pikë përqindje në vit. Rritja graduale e investimeve pritet të nxitet nga një shfrytëzim i intensifikuar i kapaciteteve ekzistuse të prodhimit, si dhe nga përshpejtimi i aktivitetit ekonomik e perceptimi i përmirësuar i biznesit mbi perspektivën ekonomike afatmesme e afatgjatë. Njëkohësisht edhe përmirësimi i kushteve financiare dhe lehtësimit të standardeve të huadhënies pritet të jenë një faktor i rëndëishëm incentivues i investimeve private në afatin e mesëm.

Ndërkaq, sa i takon konsumit ai pritet të nxitet kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga pëmirësimet në tregun e punës. Sipas proejktdokumentit këto tëfundit do të sjellin një rritje të pagave, që më tej pritet të stimujojnë të ardhurat reale të individëve, duke nxitur konsumin e më tej përmes një kredi-marrje më të lartë. Sipas parashikimeve, konusmi total për periudhën 2020-2024 parashikohet të rritet në terma realë me mesatarisht rreth 3% në vit, duke kontribuar mesatarisht rreth 2.7 pikë përqindje në vit në rritjen e PBB-së.

Ndërkaq, qeveria parashikon ruajtjen e trendit pozitiv të eksporteve, në të njëjtën ritëm me vitet e kaluar, ndërkohë që eksportet e shërbimeve, veçanërisht shërbimet turistike pritet të rikthejnë performancën pozitive dhe të jenë elementi kryesor për të kompensuar kontributin negativ të ardhur prej rritjes së importeve. Sa i takon borxhit publik, qeveria parashikon një reduktim në 68% të PBB-së deri në vitin 2025, nga 78.96% që pritet të rezultjë në vitin 2021.