MENU
klinika

Jepen kupona dhuratash për të rinjtë që vaksinohen

Qeveria në Qipro shtrëngon masat kundër Covid

16.07.2021 - 21:36

Qeveritë e vendeve të ndryshme po përdorin një sërë politikash për të nxitur qytetarët e tyre për t’u vaksinuar kundër COVID.

Së fundmi qeveria e Qipros ka ndërmarrë ditën e sotme masa të reja për të parandaluar përhapjen e pandemisë të cilat do të hyjnë në fuqi nga data 20 korrik

Ministri i Shëndetësisë deklaroi se pasi u studiuan të gjitha të dhënat, sugjerimet e ekspertëve u vendos marrja e masave shtesë me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Nëpër tavolinat e restoranteve do të lejohen jo më shumë se 10 persona. Në vende me muzikë do të lejohen vetëm ata që janë vaksinuar me të dyja dozat ose kanë një vërtetim që kanë qenë të infektuar me COVID në 6 muajt e fundit.

Qeveria ka parashikuar që të rinjtë që do të marrin vaksinën do të pajisen me kupona dhuratash. Trembëdhjetë kompani private në sektorë të ndryshëm të biznesit do të ofrojnë stimuj për individët e vaksinuar kryesisht të moshave 18-30 vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Fundi i tetorit dhe nëntori do të jetë prova e zjarrit"

Epidemiologu Alimehmeti pohon një valë tjetër të koronavirusit në vjeshtë

Rekorde të reja infektimesh në Europë

Covid-19/ BE do blejë 400 mln vaksina


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi