30.07.2021 - 11:28
Radhë kilometrike janë formuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Avaria është krijuar për shkak se pala greke është duke punuar vetëm me një sportel. Qytetarët thonë se kanë më shumë se një orë duke qëndruar në pritje, e aktualisht, situata vijon të mbetet e njëjtë.
Ndërkohë, duhet theksuar se pala shqiptare po vijon punën me ritme të shpejta, me 3 sportele në dalke dhe 2 në hyrje.